Pranë transferimit te Milani, fiksohet data kur sulmuesi i Liverpulit do të firmosë me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 14:38

Pranë transferimit te Milani, fiksohet data kur sulmuesi i Liverpulit do të firmosë me kuqezinjtë

Divok Origi është shumë pranë transferimit te Milani.

ORIGI

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, sulmuesi do të zbarkojë në Milano ditën e hënë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë me klubin e tij të ri.

Nga Liverpuli, belgu 27-vjeçar largohet me parametra zero dhe me kuqezinjtë do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 3,5 milionë eurosh neto në sezon plus bonuset.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Liverpulit në Premier Ligë, Divok Origi u aktivizua në total në 7 ndeshje ku shënoi 3 gola dhe nuk mundi dot të dhuronte asnjë asist për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"