Poter largohet me “kokën ulur”, trajneri më i dobët në historinë e Çelsit në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 14:45

Poter largohet me “kokën ulur”, trajneri më i dobët në historinë e Çelsit në Premier Ligë

Graham Poter largohet nga Çelsi me rekordin më të keq të çdo trajneri në historinë e klubit gjatë epokës së Premier Ligës. Anglezi qëndroi vetëm 7 muaj në stol, pasi zëvendësoi fituesin e Ligës së Kampioneve Tomas Tuhel shtatorin e kaluar.

POTER

Por pas një serie të dobët rezultatesh pronari, Tod Bohli, i firmosi shkarkimin pas humbjes me Aston Vilën.

Poter largohet pasi ka fituar vetëm 7 nga 22 ndeshjet e tij në kampionat. Me një mesatare pikësh 1.27 pikë për ndeshje, vetëm Glen Hodëll ka pasur një rezultat kaq të dobët sa ishtrajneri i Brajtonit.

Hodëll fitoi vetëm 38 nga 122 ndeshjet e tij në krye, duke humbur 43 dhe duke barazuar 41. Avram Grant ka mesataren më të lartë të pikëve në stolin e Çelsit në Premier Ligë me një mesatare 2.31 pikë për ndeshje.

trajneret

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"