Portieri shpreson shumë te mbijetesa e beratasve. Memlika tregon arsyet e humbjes së Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 23:09

Portieri shpreson shumë te mbijetesa e beratasve. Memlika tregon arsyet e humbjes së Tomorit

Tomori i është rikthyer humbjes në takimin e zhvilluar në fundjavë, që e ka lënë sërish në zonën e rrezikut. Portieri Renco Memlika, pas disfatës së fundit të beratasve, për “Panorama Sport” u shpreh: “Humbja me Besën mund të kishte qenë e evitueshme, në rast se do të kishim shënuar në pjesën e parë.

memlika portieri i tomorit

E dominuam këtë fraksion, ndërkohë që me një gjykim korrekt do të ishim të barabartë me kavajasit. Krahas mungesës së golit na penalizoi edhe kartoni i kuq i dyshimtë ndaj Deliut. Gjithsesi, këtë humbje do ta analizojmë dhe menjëherë kemi nisur të mendojmë për ndeshjen e radhës me Elbasanin, që ka vlera dhe pretendime të mëdha.

Na duhet të shohim përpara dhe të përgatitemi sa më mirë, me qëllim që të luajmë denjësisht dhe të jemi të barabartë në fushë për të marrë pikët që na nevojiten. Personalisht, do të bëj gjithçka në sinkron me skuadrën. Dua që paraqitja ime të jetë sa më dinjitoze, pasi më është besuar një fanellë titullari nga stafi teknik. Po punoj fort me trajnerin Madrid Muxhaj, që të rritem sa më shumë. Shpresoj që Tomori të mbijetojë në Kategorinë e Parë”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"