Portieri Miftari mungon 2 javë, trajneri i Bylisit përqendrohet te sfida e ardhshme: Kthehemi direkt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 9:50

Portieri Miftari mungon 2 javë, trajneri i Bylisit përqendrohet te sfida e ardhshme: Kthehemi direkt!

Bylisi do të ndeshet në shtëpi me Maliqin dhe vjen pas humbjes së parë, ku në mesjavë u mund nga Shkumbini. Kjo humbje ka pasur kosto për Bylisin, pasi portieri Alban Miftari përfundoi në spital me urgjencë.

JETON BEQIRI

“Gardiani” e ka lënë së fundmi spitalin në gjendje të stabilizuar, por do të qëndrojë dy javë pushim. Vendin e Miftarit do ta zërë Durakoviç, ndërsa në stol do të ulet 17-vjeçari Renato Beqaj. Sipas trajnerit Jeton Beqiri, skuadra i ka të gjitha mundësitë që të rikthehet te fitorja ndaj Maliqit.

“U mundëm në një moment që nuk e kishim menduar, por një herë ne do të ndaleshim. E kemi analizuar gjatë këtë takim, ku vijmë pas një ngjeshjeje në kalendar mes Kupës dhe kampionatit.

Megjithatë, kemi kohë të rikuperojmë e të mos e bëjmë dramë. Duhet të nxjerrim mësime. Unë e kam parim dhe këtë ua them vazhdimisht lojtarëve, se çdo ekip vlerësohet njëlloj. Maliqi është një skuadër që luan fort jashtë dhe ka kualitet. Duhet të ruhemi edhe nga ekipe që ndoshta nuk janë pretendente, por ama duan pikë.

Ne duhet të bëjmë me patjetër kthesën dhe të rikthehemi te fitorja. Jam i bindur 100% se me Maliqin vjen kthesa e Bylisit”, u shpreh trajneri Jeton Beqiri për “Panorama Sport”.

ERJON SALIU – PANOAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"