Portieri i skuadrës së Kategorisë së Parë konfirmon largimin: Mirupafshim, sepse nuk të them dot…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 19:29

Portieri i skuadrës së Kategorisë së Parë konfirmon largimin: Mirupafshim, sepse nuk të them dot…

Portieri Kadri Birja largohet nga skuadra e Korabit pas tri sezonesh. Këtë lajm e ka publikuar vetë ish-gardiani i klubit nga Peshkopia në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se nuk mund të thotë lamtumirë dhe falënderon  drejtuesit për këto vite të përshkuara së bashku:

korabi

“Mirupafshim Korabi sepse nuk të them dot lamtumirë!

Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Korabit, jam lojtar i lirë. Dua të falenderoj Shefin e Klubit Donald Mëziu për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, Bashkinë dhe Presidentin Fehmi Mëziu për korrektësinë dhe mbështetjen këto tre sezone që isha pjesë e Korabit.Gjithashtu falenderoj të gjithë lojtarët që kemi qene bashkë këto tre sezone.

Një falenderim edhe për tifozët dibranë qe na kanë mbështetur ndeshje pas ndeshje.

Forca Korabi.”, përfundoi postimin, Kadri Birja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"