Porta është shqetësimi i vetëm i Qatip Osmanit, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në transfertën me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 10:22

Porta është shqetësimi i vetëm i Qatip Osmanit, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në transfertën me Skënderbeun

Porta është shqetësimi i vetëm i trajnerit Qatip Osmani para sfidës me Skënderbeun.

vllaznia

Në kampin shkodran problemi kryesor në këtë pragndeshje ka qenë dëmtimi i dy portierëve të parë, Kristi Qarrit dhe Jurgen Mehidrit. Si rrjedhojë është planifikuar që në takimin me korçarët portën ta mbrojë 18-vjeçari Aron Jukaj.

Megjithatë ka ende një shpresë të vogël që njeri mes Qarrit dhe Mehidrit të rikuperohet dhe këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri Qatip Osmani gjatë konferencës për shtyp. Gjithsesi drejt Korçës kanë udhëtuar me ekipin plot 4 portierë, sepse është bashkuar edhe Rezart Bunjaj, 18-vjeçari tjetër që luan për Vllazninë U-21.

Por, se kush do ta nis titullar në portë për Vllazninë, trajneri Osmani do të pres momentet e fundit para ndeshjes për të vendosur.

dsgfdh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"