Policia britanike jep alarmin për tifozët anglezë: Kualifikimi në finale do të ishte rrezik për jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 11:23

Policia britanike jep alarmin për tifozët anglezë: Kualifikimi në finale do të ishte rrezik për jetën

Skuadrat angleze kanë qenë në vitet e fundit thuajse gjithmonë në fazat finale të Kupave të Europës. Edhe këtë sezon, po ndodh e njëjta gjë dhe veç Sitit që është në gjysmëfinalen e Championsit, edhe Uest Ham është në gjysmëfinalen e Ligë së Konferencës.

uest hem

Skuadra e drejtuar nga Dejvid Mojes do të përballet me holandezët e AZ Alkmar në gjysmëfinale, teksa “çekiçët” do të provojnë që të presin një biletë për në finalen e madhe të Pragës. Skuadrës angleze i mungon një finale Europe që nga viti i largët 1976 kur arrinte në finalen e Kupës së Kupave dhe mundej nga Anderlehti.

Këtë sezon, shanset janë reale që skuadra të arrijë në finale por për policinë angleze, ky do të ishte një rrezik. Stadiumi i Pragës është një stadium me kapacitet të vogël 20 mijë vendësh dhe skuadrat do të kenë në dispozicion nga 4 mijë bileta. Problemi është se kërkesa për finalen është e madhe dhe në drejtim të Pragës pritet që të udhëtojnë më shumë se 10 mijë tifozë anglezë por, duke e ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

Vetë policia angleze i ka kërkuar UEFA-s që të sigurojë tifozët nëse Uest Ham arrin pasi siç dihet, në Pragë kë pasur probleme me tifozët dhe huliganët kanë shkatërruar shpesh herë qytetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"