“Pogradeci meriton të jetë në Superiore”, flet Jonuz: Bëmë mirë ndaj tyre në miqësore, tani në merkato pres edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 10:15

“Pogradeci meriton të jetë në Superiore”, flet Jonuz: Bëmë mirë ndaj tyre në miqësore, tani në merkato pres edhe…

Mirsad Jonuz e ka mendjen te merkatoja. Trajneri i Vllaznisë mbetet në pritje të një sulmuesi, ndonëse nga loja e zhvilluar dje përballë Pogradecit ka mbetur deri diku i kënaqur.82425702_2690723967671279_835601929139650560_n

“Fillimisht më duhet të falënderoj Pogradecin që na mundësoi të zhvillonim këtë miqësore. Është një skuadër që e meriton të jetë në Kategorinë Superiore. Sa i përket Vllaznisë dhe asaj që shfaqëm sot (dje) në fushë, mund të them që mbeta i kënaqur.

Përgatitja fizike është në nivelet e duhura dhe këtë dua ta veçoj. Sa i përket lojës, natyrisht që është herët për të dalë në konkluzione. Vetë procesi ku jemi nuk të lë shumë hapësirë që të flas më shumë. Ne jemi aktivë në merkato dhe pres të vijë një sulmues që na duhet shumë”, u shpreh fillimisht numri një i stolit të kuqebluve.Mirsad-Jonuz-696x391

Maqedonasi foli edhe një herë për objektivat, ndërsa hapur e tha se ata janë në rritje. “Duke parë këtë kontingjent dhe afrimet që janë bërë, unë them me bindje se ky ekip do të shkojë lart dhe ne luftojmë në dy aspekte, si në Kupë ashtu edhe në kampionat”, shtoi ai.

Shkodranët janë kthyer sërish në Ohër, ku do të kryejnë pjesën e mbetur të minifazës. Jonuz zbardhi edhe një herë planin e miqësoreve dhe pritshmëritë që ka për miqësoret e radhës që do të zhvillojnë. “Në miqësoret në vijim me Strugën dhe Bylisin, besoj se do të shihni në fushë një Vllazni, që do të luajë edhe më mirë”, përfundoi 57-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"