Poçetino nuk tundohet nga zërat e merkatos: Broja është një nga sulmuesit tanë kryesorë, besim të plotë te ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 17:20

Poçetino nuk tundohet nga zërat e merkatos: Broja është një nga sulmuesit tanë kryesorë, besim të plotë te ai

Emri i Armando Brojës është përfshirë vazhdimisht në zërat e merkatos gjatë muajve të fundit të vitit që sapo u mbyll, por 2024 e sheh atë si qendërsulmuesin titullar të Çelsit. Mungesa e Xhekson i cili shkon të luajë me Senegalin në Kupën e Afrikës, ka bërë që shqiptari të gradohet titullar në javët e ardhshme dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri Mauricio Poçetino.

broja pocetino

Tekniku i Çelsit, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës FA ndaj Preston, theksoi se Broja ishte alternativa kryesore e sulmit të tij në këto momente, edhe për faktin se Nkunku nuk ishte riaftësuar ende plotësisht.

“Për Armandon, është një mundësi e madhe për aktivizimin e tij. Mund t’ju them se Kristofer nuk do të nisë titullar ndeshjen nesër, pasi ka kaluar disa shqetësime gjatë javës, por do të jetë pjesë e skuadrës. Duhet të jemi të kujdesshëm me të, siç ua kam thënë.

Armando ka mundësinë që të përfshihet më shumë, pasi unë mendoj se ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Kjo është një mundësi e mirë për të, që të tregojë veten. Ne kemi shumë besim te ai dhe potenciali dhe cilësitë e shkëlqyera që ka dhe tani të harrojë dëmtimin që kaloi vitin e shkuar”, theksoi Poçetino para gazetarëve, duke bërë të qartë se tashmë Broja do të luante më rregullisht për londinezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"