Po vuan te Çelsi, Graham Poter është trajneri i 4-t më i paguar në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 12:45

Po vuan te Çelsi, Graham Poter është trajneri i 4-t më i paguar në botë

Trajneri i Çelsit, Graham Poter, është trajneri i katërt më i paguar në botë, madje fiton më shumë se paraardhësi i tij në “Stamford Bridge”, Tomas Tuhel, i cili tani drejton Bajernin e Mynihut.

poter

“L’Equipe” zbuloi listën e trajnerëve më të paguar në botë të enjten, me treshen e menaxherëve të Premier Ligës që renditet në tri nga katër vendet e para. Poter paguhet me 993.117 paund në muaj (229.180 £ në javë) te londinezët, ndërsa Tuhel arkëton 878.965 paund çdo muaj (202.815 £ në javë) në “Allianz Arena”.

Trajneri më i paguar në botë mbetet edhe këtë sezon Diego Simeone, i cili ka një rrogë prej 573.966 paund në javë tek Atletiko e Madridit.

Në vend të dytë renditet Pep Guardiola i Mançester Sitit me 379.263 paund në javë pasuar nga rivali i tij i Liverpulit, Jyrgen Klop, me pagë javore 302.194 paund.

Pas gjermanit Poter, renditet trajneri i Juves, Maks Alegri, me 217 mijë paund në javë, Tuhel, Karlo Ançeloti (184.561 paund në javë te Reali), Inzagi 168,336 paund në javë tek Interi dhe Murinjo te Roma (156.167).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"