Po shkëlqen te francezët e Lilë, Edon Zhegrova drejt gjigantëve të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 22:04

Po shkëlqen te francezët e Lilë, Edon Zhegrova drejt gjigantëve të Serisë A

Edon Zhegrova po kalon një moment fantastik te skuadra e Lilës në elitën e futbollit francez, duke u shndërruar në një nga futbollistët më rë rëndësishëm të kësaj skuadre. Ndërkohë së fundmi, nga mediat italiane bëhet me dije se skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës. 

zhegrova2

Zhegrova me fanellën e skuadrës franceze në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuuar me nëntë asistime. Vlera e futbollistit të Kosovës në treg aktualish vlerësohet 15 milionë euro. 25-vjeçari me skuadrën e Lilës ka kontratë deri në verën e vitit 2026. 

Me Kosovën, Zhegrova ka 36 paraqitje. Ka shënuar katër gola dhe ka edhe tri asistime me fanellën e “Dardanëve”. Transferimi te Juventusi do të ishte një hap i madh në karrierën e Zhegrovës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"