Po shkëlqen në Brazil, gjiganti i Premier Ligës i shpall luftë Barçës për sulmuesin 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 13:25

Po shkëlqen në Brazil, gjiganti i Premier Ligës i shpall luftë Barçës për sulmuesin 18-vjeçar

Arsenali është gati të rivalizojë Barcelonën në garën për të nënshkruar me talentin brazilian, Vitor Roke. Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar 14 gola në 40 ndeshje për Atletiko Paranaensen.

vitor roke

Ish-trajneri i kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Skolari, foli me superlativa për adoleshentin: “Ai do të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj”.

Roke mori ftesën e tij të parë në kombëtare me Brazilin këtë muaj dhe debutoi si zëvendësues në humbjen e tyre 2-1 ndaj Marokut të shtunën e kaluar.

Por sipas katalanases “Sport”, Barcelona do të përballet me rivalitetin e Arsenalit dhe Çelsit për yllin e ri. Babai i lojtarit është parë në Londër, duke nxitur spekulimet për një transferim në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"