Po kthehet në titullar te Ajaksi, flet portieri shqiptar: Më janë afruar Kosova dhe Shqipëria, por po pres…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 23:35

Po kthehet në titullar te Ajaksi, flet portieri shqiptar: Më janë afruar Kosova dhe Shqipëria, por po pres…

Portieri shqiptar i Ajaksit, Diant Ramaj, po kthehet në titullar te klubi i njohur holandez, duke fituar besimin e trajnerit Xhon van’t Ship.

diant ramaj

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, ai tregon se ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës, por nuk kërkon të vendosë menjëherë.

22-vjeçari shprehet se ai është në pritje të një ftese nga Gjermania.

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria më janë afruar tashmë, por thash se më duhet kohë. Kjo ndoshta edhe pse shpresoj e pres një ftesë nga Gjermania”, ishin fjalët e Ramajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"