Po “çmend” Europën me golat e tij, Reali dhe Junajtid në ndjekje të sulmuesit norvegjez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 13:17

Po “çmend” Europën me golat e tij, Reali dhe Junajtid në ndjekje të sulmuesit norvegjez

Reali Madridi duket se po interesohet seriozisht për sulmuesin norvegjez të Salcburgut, Erling Haland.

haland

Madrilenët edhe pse kanë shumë talente të huazuar nëpër skuadra të tjera, interesohen për 19 vjeçarin, që këtë sezon ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Siç raporton “As”, Reali nuk është e vetmja skuadër që dëshiron sulmuesin, pasi është edhe Mançester Junajtid në garë për të.

Madje raportohet se anglezët janë gati të bëjnë një “çmenduri” financiare në merkato.

Haland ra në sy, në ndeshjen ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve, ku shënoi tri gola.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"