Plori: Në Shqipëri të vendosin këmbën edhe gjyqtarët kur mbetesh në fund…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2018 | 18:58

Plori: Në Shqipëri të vendosin këmbën edhe gjyqtarët kur mbetesh në fund…

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh:

bandicam 2018-10-07 18-53-14-919

E nisët shumë mirë, kishit disa mundësi, çfarë ndodhi më pas? Mos ndoshta skuadër ka mungesë eksperience?

Të gjitha kanë të drejtë të thonë se është skuadra më e dobët. Mundësitë që kemi i kemi dhënë. Skuadra luajti futboll. Skuadra e Teutës nuk ka vuri asnjëherë në presion. Mungesa e eksperiencës së portierit solli penallti. Patëm një mundësi të mirë me Bardhin. Po ta kishim shënuar do ndryshonte situata. Në momentet më të mira tona ne ndëshkohemi. Ndikon edhe mungesa e eksperiencës. Të gjithë sportistet dhanë maksimumin. Krijuam aq sa patëm mungesa. Kur nuk shënon gjithçka mbaron.

A e përballojnë dot lojtarët 20-vjeçar Superioren?

Ata po luajnë, po tregojnë vlera. I kam marrë me dëshirë të madhe. Mungesa e eksperiencës te portier, që është vetëm 18-vjeç. Pati faj te penalltia. Te goli i dytë mungesa e eksperiencës, sepse duhet të merrej vesh me mbrojtësit. Duhet të ketë gërshetim, mos stabilizimi i mbrojtjes po na penalizon.

Sheh ndonjë dritë në fund të tunelit te skuadra?

E keqja në Shqipëri është se kur mbetesh në fund të tabelës, të vendoset këmba edhe nga gjyqtarit. Ne nuk po i marrim pikët, por për deri sa luajmë bukur dhe krijojmë mundësitë, ne duhet të stabilizojmë mbrojtjen dhe pikët do të vijmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"