Plas te Kukësi/ Klubi shkarkon trajnerin Duro pas barazimit ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:23

Plas te Kukësi/ Klubi shkarkon trajnerin Duro pas barazimit ndaj Teutës

Shpëtim Duro nuk është më trajner i Kukësit. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor nëpërmjet një deklarate të fundit në faqen zyrtare.

bandicam 2020-02-29 19-18-55-975

Klubi verilindor ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kryeqytetas për shkak të mungesës së rezultateve. Vendimi ka ardhur menjëherë pas barazimit 2-2 që skuadra arriti në momentet e fundit ndaj Teutës.

Kujtojmë që Kukësi në 3 ndeshjet e fundit ka arritur 2 barazime dhe 1 humbje, duke bërë që diferenca ndaj kryesuesve të Tiranës të thellohet në -4 pikë. Sfidën e radhës blutë do e luajnë ndaj Vllaznisë, ndërkohë që pritet me mjaft kurreshtje të mësohet se cili do të jetë tekniku i ri i verilindorëve.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

shkarimkim1

VIJON… 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"