“Plas” koronavirusi tek ekipi i lojtarit të Shqipërisë, 21 lojtarë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik dalin me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 12:29

“Plas” koronavirusi tek ekipi i lojtarit të Shqipërisë, 21 lojtarë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik dalin me COVID-19

Klubi i Rexhianës ku bën pjesë futbollisti i Shqipërisë Arlind Ajeti po kalon një periudhë tepër delikate për shkak të koronavirusit. Së fundmi, klubi italian njoftoi se janë identifikuar 16 raste të reja pozitive me COVID-19 në radhët e ekipit, duke e çuar numrin e të prekurve 27 në total.
Arlind ajeti
Rexhiana nuk bën me dije emrat e personave të infektuar me koronavirus, por raportohet se 21 futbollistë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik (duke përfshirë trajnerin dhe asistentin e tij).

Për sa i përket axhendës së kampionatit, klubi do të marrë vendimet e duhura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"