Plani i ri i Interit, “zbulimi” i Argjentinës ideohet si zëvendësi i Barelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2022 | 0:04

Plani i ri i Interit, “zbulimi” i Argjentinës ideohet si zëvendësi i Barelës

Aleksis Mek Alister ishte një nga surprizat më të bukura të Argjentinës në Botëror.

asdsdasd

Mesfushori që luan me Brajtonin në Premier Ligë ishte një nga faktorët kyç të skuadrës së Skalonit në triumfin e Katarit, arsye për të cilën ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Sipas “La Repubblica”, edhe Interi i është shtuar garës për 24-vjeçarin, me zikaltrit që e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Barelës, që po ashtu është një ndër ata që mund të shitet për të rregulluar bilancin e klubit.

Gjithsesi, as shuma e kërkuar për argjentinasin nuk është e ulët, me klubin anglez që e vlerëson me 35-40 milionë euro Mek Alisterin, një shifër e lartë për zikaltrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"