Pjaniç, princi që u bë “mbret”. “Regjisorin” boshnjak e rilind Sarri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 16:21

Pjaniç, princi që u bë “mbret”. “Regjisorin” boshnjak e rilind Sarri

Ekzistojnë shpresa që të qëndrojnë në zemër. Miralem Pjaniç po kalon fazën më të ndriçuar të karrierës së tij te Juventusi, ku përtej fitoreve (3 tituj radhazi) ka kompletuar transformimin nga fantazist në “regjisor”. Pas formës së shkëlqyer të mesfushorit boshnjak, vendimtar në sfidën kundër Interit që vlejti parakalimin në krye, qëndron trajneri Mauricio Sarri. E jo vetëm: me trajnerin e ri ka punuar mbi intensivitetin ose më saktë mënyrën e interpretimit të roli që prej disa vitesh po mbulon.

PJANIC

NDIHMË NGA DE ROSI

Pjaniç nga ky vit ka një ndihmesë më shumë: quhet Damiano Stefanini dhe është një njohje e vjetër që në kohët e Romës. Punoi për shtatë vite në kryeqytetin italian, duke mbuluar pozicionin e kreut të fizioterapistëve, derisa u lagua së bashku me mjekun Del Veskovo.

daniele de rosi

Një mik i madh i De Rosit, Stefanini ka mbetur në zemrën e shumë lojtarëve të larguar nga Roma. Me Pjaniçin gjatë këtyre viteve nuk kanë humbur kontaktet dhe lojtari ka përfituar për t’u ndjekur nga pranë. Stefanini është i specializuar në parandalimin dhe riaftësimin nga dëmtimet, aspekt i rëndësishëm për “regjisorin”. Objektivi është të qëndrojë gjithmonë në të njëjtin nivel forme pa u ekspozuar fizikisht.

STATISTIKAT NË SERINË A

Efektet e punës së dyfishtë (në qendrën stërvitore me stafin bardhezi dhe në shtëpi me ish-pjesëtarin e stafit të Romës) janë të dukshme dhe statistikat e konfirmojnë: Pjaniç është futbollisti që ka kompletuar më shumë pasime në gjysmëfushën kundërshtare në Serinë A (306) dhe është i dyti për topa të rikuperuar (54).

pjanic

Është pikë kyçe dhe qendrore në lojën e Sarrit dhe krahasuar me trevjeçarin nën drejtimin e Alegrit, tani luan më vertikalisht. Pjaniç është burimi i dy aksioneve më të bukura të natës në “San Siro”: goli i 2-1 i Higuainit pas 24 pasimesh dhe rrjeta e anuluar CR7-ës, për shkak të pozicionit jashtë loje të Dibalës.

Ka një mesatare prej 26.71 vertikalizimesh për ndeshje, thuajse trefishin e mesatares së rolit (9.49) dhe një përqindje mahnitëse pasimesh pozitive (67.57; mesatarja e rolit: 27.37). Me Interin preku 100 topa dhe nga bardhezinjtë ishte ai që rikuperoi më shumë (10). “Ëndrra është të jem mes më të mirëve në botë dhe të fitoj Championsin, ndoshta këtë vit”, është shprehur për mediat boshnjake. Dhe tani po u afrohet gjithmonë e më shumë gjurmëve të mjeshtrit Pirlo.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"