Pioli e nis me fitore te Milani, kuqezinjtë fitojnë me rezultatin 4-0 përballë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 16:40

Pioli e nis me fitore te Milani, kuqezinjtë fitojnë me rezultatin 4-0 përballë…

Stefano Pioli ka nisur punën si trajneri i Milanit, ku mori vendin e të larguarit Marko Xhampaolo.pioli

Tekniku i ri i kuqezinjve kërkon të shikojë gjendjen e skuadrës dhe, sot ka zhvilluar një miqësore me skuadrën e të rinjve të Milanit. Pioli kishte aktivizuar nga fillimi, Reina, Konti, Kaldara, Muzakio, Hernandez, Breshianini, Bilja, Sala, Kastijeho, Borini dhe Bonaventura.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë, teksa Breshianini shënoi një tripletë dhe goli tjetër u shënua nga Borini. Kjo ndeshje ishte testuese për Piolin, për të parë gjendjen e lojtarëve që ai do të drejtojë për pjesën tjetër të sezonit.

Në këtë ndeshje me ekipin nuk ishin të gjithë lojtarët, pasi disa prej tyre janë me kombëtaret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"