Pikantet Tomori-Elbasani/ Tifozët beratas ironizojnë miqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 20:39

Pikantet Tomori-Elbasani/ Tifozët beratas ironizojnë miqtë

Nuk mjafton vetëm dëshira për të fitu ar, por këto janë realisht mundësitë e skuadrës Tomorit, që përballë skuadrave pretendente e ka shumë të vështirë për të arritur objektivin.

elbasani-tomori

Elbasani falë organikës dhe pjekurisë, por dhe eksperiencës që kanë futbollistët e trajnerit Dede, nuk e kanë pasur aspak të vështirë për të fituar në Berat.

– Në përfundim të ndeshjes, ndërsa ekipi vendës u fut në dhomat e zhveshjes, skuadra dhe drejtuesit e Elbasanit iu drejtuan tifozëve të tyre për t’i përshëndetur. Ndërsa tifozëria vendëse nuk është larguar, por ka nisur me thirrjet ironizuese në kor: “Vlora, Vlora”, duke vijuar edhe gjatë futjes së Elbasanit në dhomat e zhveshjes.

– Masat e forta organizative të klubit beratas, kanë konsistuar si asnjëherë tjetër më parë. Tifozët vendës janë vendosur në gjysmën e tribunës që përkonte nga ana e pankinës vendëse. Ata boshatisën gjysmën e tribunës që përkonte me pjesën ku ishte pankina mike.

– Të pranishëm në këtë takim ishin 1200 sportdashës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"