Pikantet| Tirana-Egnatia/ Sherr mes tifozërive, Seferi nga djall në engjëll. Çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 18:01

Pikantet| Tirana-Egnatia/ Sherr mes tifozërive, Seferi nga djall në engjëll. Çfarë nuk u pa në TV

Masa të rrepta sigurie për sfidën e djeshme. Numër i madh policësh dhe stjuardësh, të gatshëm për këtë sfidë. Në orën 13:00 ende transmetuesit e VAR-it nuk kishin shtruar pikat e transmetimit.

pjimage (4)

Tirana del në stadium me bluza të dedikuara për ndarjen nga jeta para kohe të fizioterapistit Ylli Mihali. Po kështu u mbajt edhe një minutë heshtje, ndërsa u vunë lule pranë fotografisë së Yllit. Kapiteni Hoxhallari bluzën e tij ia dha njërit prej familjarëve.

Hoxhallari familjaret e Ylli Mihalit

Numër jo i lartë shikuesish. Nuk ishin më shumë se 1000 vetë në stadium për të ndjekur dy skuadrat, ndërsa tifozët rrogozhinas edhe pse të paktë në numër ishin të organizuar.

“Urban Crew” ndezin tymuese dhe Lavera Alla ndal lojën për disa sekonda derisa pastrohet pamja në stadium. Shtubina proteston pothuajse për çdo vendim të gjyqtarit kundër Egnatias. Tetë minuta shtesë jep gjyqtari në fund të 90 minutëshit. Më shumë se pesë minuta i janë dashur për të marrë vendimin e anulimit të golit të dytë të Seferit.

Magani çmendet në fushë për rastin e Bardisit. Trajneri e kritikon në fushën e lojës dhe replika vazhdon për disa sekonda. Seferi kapet me tifozët në fund të pjesës së parë, të cilët nuk pranojnë rastet e humbura. Përplasja është e fortë, por dashuria kthehet në pjesën e dytë. Goli i avantazhit dhe ai i dytë që u anulua e ngritën sulmuesin në piedestalin e përkrahësve bardheblu.

Në rastin e golit të parë, sulmuesi i Tiranës feston para tifozëve të Egnatias, të cilët reagojnë, gjuajnë me bidon uji, por më pas nis një përleshje mes dy tifozërive. Palët godasin njëra-tjetrën, ndërsa ndërhyn edhe policia dhe forcat e sigurisë. Në minutën e 29-të, zjarrfikësja futet brenda në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"