Pikantet / Tifozët laçjanë këshillojnë Takajn: Ule Dajën në pankinë, ose do merremi ne me të (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2017 | 11:03

Pikantet / Tifozët laçjanë këshillojnë Takajn: Ule Dajën në pankinë, ose do merremi ne me të (Video)

-Rreth 1500 tifozë kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Laçit, për të ndjekur ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe para takimit disa prej tyre i kanë kërkuar trajnerit Sinella që skuadra të ketë kujdes nga Xhejms dhe Latifi.

ilir daja olsi sokoli

-Në momentin që trajneri i korçarëve, Ilir Daja, ka pasur përplasje me tifozët kurbinas, një prej tyre i është drejtuar presidentit Takaj duke i thënë: “President, ule Dajën në pankinë (trajneri rrinte në këmbë), ose po merremi ne me të”. Ndërsa në përfundim të takimit disa prej tifozëve kanë uruar kreun e korçarëve, për sukses si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.

-Trajneri i Laçit u ka thënë lojtarëve që të merrnin rezultat pozitiv, në të kundërt do të luanin në Kategorinë e Parë.

-Pas pësimit të golit të dytë, kryebashkiaku i Laçit është larguar nga stadiumi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"