Pikantet Lushnja-Luftëtari/ Tifozët: Na frikëson vetëm mbarimi i birrës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 18:19

Pikantet Lushnja-Luftëtari/ Tifozët: Na frikëson vetëm mbarimi i birrës…

Pavarësisht se fundjavën që kaloi në qytetin myzeqar kanë rënë reshje të shumta shiu, terreni i stadiumit “Roza Haxhiu” ka qenë në një gjendje shumë të mirë.

Tifozët e Luftëtarit kanë munguar totalisht në stadiumin “Roza Haxhiu”. Në vitet e fundit ata kanë qenë gjithnjë të pranishëm përmes grupimit “Shqiponjat Bluzi”.

lushnja delegatet

Ultrasit e Lushnjës janë vendosur në pjesën juglindore të “Roza Haxhiu”-t. Veç pankartës “Delegatët” ka qenë dhe një banderolë në anglisht “The only thing we fear is running out of beer”

(E vetmja gjë që na frikëson është mbarimi i birrës)

Sapo filloi pjesa e dytë shfaqen dy topa në fushë dhe ndërpret lojën. Magani godet shpejt topin e dytë.

Përsëri një numër i madh shikuesish ndjekin ndeshjet e Lushnjës përtej rrethimit të jashtëm. Çmimet e biletave nuk kanë lëvizur asnjëherë nga klubi lushnjar. 500 lekë për tribunën qendrore dhe 200 lekë për shkallët e licensuara.

Në mungesë të sekretarit të klubit Irakli Zaka për arsye shëndetësore, pjesën organizative dhe ekzekutive të ndeshjes Lushnja-Luftëtari e ka marrë drejtori i “KF Lushnja 1930” sh.a, Vladimir Hajdari.

Nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës Gentian Nushi, koordinatori Artur Cobani dhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo. kanë ndjekur ndeshjen së bashku në një atmosferë shumë miqësore.

Në tribunën VIP nuk munguan lushnjarët që kanë luajtur për Luftëtarit katër dekada më parë si Xhavit Sefa dhe Kapllan Pepa.

A.Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"