Pikantet Kukësi-Vllaznia/ Lojtarët “ski” në fushë, në pjesën e dytë mungojnë topat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 23:19

Pikantet Kukësi-Vllaznia/ Lojtarët “ski” në fushë, në pjesën e dytë mungojnë topat

Kukësi-Vllaznia, një takim që deri diku pati një interesim të kënaqshëm nga tifozëria vendëse, pasi ishin afro 1 mijë sportdashës që e ndoqën nga afër këtë sfidë. Kjo, edhe për shkak të rezultateve pozitive që ka pasur Kukësi në ndeshjet e fundit.

Kukesi-Vllaznia

“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante nga ky takim.

* Migen Memelli këshillohet që në minutën e 15-të nga kryesori Florian Lata. Tekniku i Vllaznisë kishte ankesat e tij për një moment loje, duke sjellë edhe këshillimin shumë shpejt nga ana e kryesorit.

* Elvis Plori ngushëllon mbrojtësin Endri Reçi pas daljes me të kuq. Teksa lojtari i Kukësit po shkonte në dhomat e zhveshjes, është përfaqësuesi i klubit shkodran që shkon ta përqafojë.

* Tifozët e Kukësit janë tepër të irrituar me arbitrin në mbyllje të pjesës së parë, për atë karton të kuq ndaj Reçit. Nuk i kursyen ofendimet ndaj Latës në lidhje me atë vendim.

* Gjatë ndeshjes lojtarët e të dyja ekipeve patën jo pak probleme nga terreni, pasi shpeshherë shiheshin të rrëshqisnin në fushë.

* Tafas ngjalli frikë në pankinën kuksiane pas një dëmtimi të ndërhyrjes së Grudës. Edhe pse u rikuperua dhe po vazhdonte lojën, u pa të çalonte shpeshherë gjatë minutave të mbetura dhe stafi mjekësor u detyrua të hyjë sërish në fushë pas kërkesës së tij.

* Në pjesën e dytë nisin të “humbin” topat në fushë, me Tafasin që detyrohet të shkojë edhe në mesin e fushës për të marrë topin që të niste rivënien fundore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"