Pikantet/ Flamurtari zhgënjen 2 mijë tifozët në stadium. Trajneri Hima: I lumtur për suksesin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 16:56

Pikantet/ Flamurtari zhgënjen 2 mijë tifozët në stadium. Trajneri Hima: I lumtur për suksesin në Vlorë

Fitorja në Vlorë e çon Burrelin në “qiellin e shtatë”, duke rritur edhe shpresat për matjanët që të largohen nga zona e rrezikut. Këtë e pranoi edhe vetë trajneri i skuadrës matjane Klevis Hima, i cili pret që ky sukses të pasohet edhe në ndeshjen e radhës.

flamurtari flamurtari1

“Kishim punuar gjatë gjithë javës. Dihet se cila është forca e Flamurtarit. Është një ekip që edhe në Superiore vështirë se e gjen, jo më në Kategorinë e Parë. Përgëzoj djemtë për shpirtin e garës, disiplinën taktike dhe maksimumin që morëm. Pas kësaj feste të fillojmë punën për ndeshjen e radhës. Jemi shumë të lumtur me këtë fitore përballë Flamurtarit që ka lojtarë me nivel shumë të lartë”, u shpreh trajneri i Burrelit, Klevis Hima, pas fitores në Vlorë.

Pikante

Flamurtari zhgënjen 2 mijë tifozër

– Andi Ribaj ishte dje trajner i Flamurtarit në pankinë. Eqerem Memushi e ndoqi nga tribuna duke drejtuar skuadrën gjatë gjithë kohës.

Ndërsa Indio Oliveira ishte dje kapiten i Flamurtarit.

– Portieri Dani “hileqar”. Në momentin që kishte mundësinë e mbajtjes së topit e vononte nga 30 sekonda deri në 1 minutë.

– Rreth 2000 spektatorë ndoqën dje Flamurtarin. Një pjesë e mirë erdhën në stadium në pjesën e dytë, por në fund mbetën të zhgënjyer.

– Fizioterapisti i Flamurtarit i vjen në ndihmë gjyqtarit anësor. Ai i hedh sprajt ftohës pasi u godit nga topi.

– Pas ndeshjes Ribaj dhe Birçe kanë qëndruar në pankinë duke diskutuar. Më pas iu është bashkuar edhe Memushi.

ERMAL SIKA -PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"