Pikantet Egnatia-Laçi/ Duamena përplaset me kameramanin, probleme në fushë me topat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 12:06

Pikantet Egnatia-Laçi/ Duamena përplaset me kameramanin, probleme në fushë me topat

Vërtet ishte një ndeshje që u luajt pa tifozë për shkak të dënimit të fushës së Egnatias, por i pati të gjitha: gola, karton të kuq dhe natyrisht edhe episode interesante, që “Panorama Sport” sjell për lexuesit. Mësohet se trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, dhe ndihmësit e tij, Doriva e Bulku, kanë qenë të pranishëm në stadium për të parë disa lojtarë që kanë spikatur deri tani nga dy ekipet.

bandicam 2023-04-22 15-28-40-861

Gazeta zbulon se Silvinjo ka futur në “shënjestër” mesfushorin e Laçit, Serxho Ujka, si dhe sulmuesin e Egnatias, Redi Kasa. Ai kishte ardhur enkas për të parë dy futbollistët, që po bëjnë diferencën në skuadrat e tyre, paçka se të shtunën nuk ishin ata protagonistët e golave.

* Egnatia ishte pritëse në shtëpinë e Partizanit, pasi është e dënuar nga ajo sjellje jo e hijshme e tifozëve të saj kundër Partizanit në Rrogozhinë. Ndeshjet e tjera si pritëse do t’i luajë në shtëpi, por pa tifozë.

* Edhe pse janë skuadra që luftojnë për zonën europiane, interesimi i tifozëve ishte mjaft i dobët, vetëm 15-20 vetë ishin duke ndjekur takimin edhe ata në të shumtën ishin prindër të lojtarëve.

* Pas kartonit të kuq trajneri Edlir Tetova zhvishet me mëngë të shkurtra, edhe pse temperature ishte 9 gradë, ndërsa kolegu Stavri Nica i rikthyer te Laçi, për herë të parë ishte pa kapele, gjë që ra në sy, ndërkohë që xhaketën nuk hoqi deri në fund të takimit.

* Topat e shfryrë sjellin ilaritet në stadium. Tri herë është ndërruar topi lojës pasi shfryhej, duke detyruar kryesorin Hamiti të ndalte lojën e duke sjellë një top tjetër.

* Në minutën e 66-të, Duamena i Egnatias merr superxhiro në një tentativë për të kthyer topin në zonën laçiane, por përplaset me kameramanin pas portës. Në këtë moment, ganezi gati sa nuk e rrëzon dhe kamerën e fiksuar të tij, duke shpëtuar mrekullisht.

* Mesfushori letonez i Egnatias, Eduard Emsis, 5 minuta para se të futej në fushë si zëvendësues, godet fort tavanin plastik të bankinës dhe gati sa nuk e çau. Një moment nervozizmi i pakuptueshëm!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"