Pikantet e Vora-Flamurtari/ Idrizi me zor gjen stadiumin, Teqja ankohet për ndërrimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 16:00

Pikantet e Vora-Flamurtari/ Idrizi me zor gjen stadiumin, Teqja ankohet për ndërrimin

“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante nga takimi Vora-Flamurtari.

hggj

– Shou jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Gati 100 të pranishëm në stadium kanë dhuruar spektakël në shkallë. Tifozët kanë përdorur të gjithë “arsenalin” e kapsollave dhe të fishekzjarrëve për 90 minuta.

– Presidenti i Flamurtarit erdhi disa minuta pasi kishte nisur ndeshja. Shkak i vonesës për Sinan Idrizin u bë lokacioni dhe vështirësia për të gjetur rrugën që të çon te stadiumi.

– Në momentin që Eni Imami mori kartonin e kuq, nuk bëri asnjë rezistencë. I vetëdijshëm për ndërhyrjen brutale ndaj Fatmir Prengajt, doli direkt nga fusha dhe pa bërë zë ndaj arbitrit Juxhin Xhaja.

– Nuk është pritur mirë nga Aldo Teqja zëvendësimi në minutën e 71-të. Portieri nuk arriti t’i jepte dorën Ariol Kaloshit, madje hodhi edhe fjalë ndaj trajnerit.

“Nuk është e drejtë të ndërrohet portieri në këtë mënyrë”, u dëgjua të thoshte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"