Pikantet e Vllaznia-Teuta/ Trajnerët të veshur si për darkë, Beqja bëhet portier nga halli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 14:18

Pikantet e Vllaznia-Teuta/ Trajnerët të veshur si për darkë, Beqja bëhet portier nga halli

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Vllaznia-Teuta.

gfh

-Ka një takim miqësor para fillimit të sfidës mes maqeonasve të Vllaznisë, Dodev dhe Çemshmedjiev me shqiptarin nga Shkupi, Ilijazi, që luan me Teutën. Të 3 futbollistët vijnë në kampionatin tonë nga Maqedonia e Veriut.

-Një numër i paktë tifozësh në stadium. Orari i darkës dhe moti i përshtatshëm duket se nuk i kanë nxitur mbështetësit shkodranë që kanë qenë të zhgënjyer nga performancat e kuqebluve.

-Nuk mungon as edhe një përqafim mjaft miqësor mes Balajt dhe Dajës. Dy futbollistë që në të shkuarën kanë luajtur bashkë te Tirana.

-Nga tifozët ka edhe batuta për orarin kur po zhvillohet takimi. Ku drejtohen me fjalët: “Po na duket si ndeshje e huaj në këtë orar”.

-Nuk kursehen as batutat për dy trajnerët, ku tifozët “kapen” me veshjen e tyre. Duke thënë se pas ndeshjes do të kenë një darkë shtetërore.

-Xhaja merr kohë për një vendimqë mund të sillte penallti për Vllazninë. Pritja e tij nervozon Memellin, që kërkon që gjyqtari ta ndajë mendjen.

-Longo bisedon gjatë me Peposhin në një moment pushimi. Italiani jep disa udhëzime për anësorin e sulmit durrsak.

-Protestat e shumta sjellin karton të verdhë për Ideal Lekiqin, trajnerin e portierëve të Vllaznisë, që nuk është dakord me një vendim të kryesorit Xhaja.

-Nuk e mban vendi Memellin që kërkon golin e tretë, ku Vllaznia humbet dy raste të pastra brenda pak minutash.

-Tenton të ndalë një top që del nga fusha trajneri Longo. Italiani nuk arrin ta zotërojë sferëndhe në tribuna plas ironia mefjalët “bravo Longo”.

-Del me barelë nga fusha i dëmtuar Asani, mbrojtësi i majtë merr duartrokitjet e tifozëve.

-Memelli e ka me Grudën, në një moment që sulmuesi humb një top dhe nuk kthehet. Kjo e nervozon së tepërmi trajnerin e shkodranëve.

-Barela hyn sërish në fushë, kësaj radhe për Qarrin, që lë fushën i dëmtuar edhe ai.

-Në një moment Çemshmedjiev bën rolin e përkthyesit mes Memellit dhe Dodev. Pasi sulmuesi dhe trajneri nuk po arrinin të kuptoheshin mes tyre.

-Ka një episod të veçantë në momentet e fundit të sfidës. Portieri Dema i Teutës ndëshkohet me të kuq dhe në katërkëndor shkon Beqja. Duke qenë se durrsakët i kishin konsumuar zëvendësimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"