Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Duartrokitje për Zejnullain, reagim i fortë për Aleksin dhe batuta nga tifozët shkodranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 16:28

Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Duartrokitje për Zejnullain, reagim i fortë për Aleksin dhe batuta nga tifozët shkodranë

Gjatë ndeshjes Vllaznia-Egnatia nuk munguan episodet interesante, batutat e tifozëve dhe reagimet e tyre në situata të ndryshme. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të sfidës:

vllaznia tifoze

*Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të drejtuese dhe ekipit shkodran, prania e tifozëve në shkallët e stadiumit nuk ishte ajo që pritej.

*Përplasje që në fillim mes Malës dhe Zejnullait dhe ky i fundit rrëzohet me fytyrë në fushë. Pas ndihmës së marrë nga dy stafet mjekësore, lojtari është ngritur në këmbë dhe mes duartrokitjeve të gjithë tifozëve dhe ka vazhduar lojën. Pati një moment paniku në fillim.

*Rrëzimet e vazhdueshme të lojtarëve miq në minutat e para kanë sjellë ilaritet dhe batuta te tifozët shkodrane. “A jeni me sëmundje e tokës?!”, ishte një prej batutave.

– Stafi mjekësor i Egnatias për 22 minuta ka hyrë 6 herë në fushë, duke irrituar tifozët e pranishëm. Pas zëvendësimit të Ndrecës dhe Zejnullait, Sherri dhe Malota kanë rënë në fushë dhe aty ka shkuar edhe stafi mjekësor i Vllaznisë.

*Trajneri Qatip Osmani u pa të mbante shënime në këmbë në momente të caktuara të ndeshjes.

*Goli spektakolar i Alivodës ka bërë që i gjithë stoli shkodran pa përjashtim të hynte e të festonte në fushë.

*Reagim i fortë i tifozërisë shkodrane në fillim të shtesës së parë për Aleksin, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga mesfushori i Egnatias.

– Hakaj dhe Stojanoviç e kanë ndjekur takimin nga tribuna e gazetarëve dhe jo rrallëherë kanë kërkuar që të inkurajojnë apo orientojnë shokët e skuadrës.

*Në minutën e 77-të të ndeshjes, stafi teknik i Vllaznisë është çuar në këmbë pas ndërhyrjes së Xhemajlit ndaj Çobës, duke kërkuar karton të kuq për lojtarin e Egnatias. Gjyqtari Xhaja akordoi të verdhë dhe në ato momente ndëshkoi me karton të kuq ndihmëstrajnerin Shtubina dhe të verdhë për trajnerin e portierëve Lekiqi. Karton të verdhë mori edhe Aleksi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"