Pikantet e Tirana-Teuta/ Trajneri e ka me Abazajn, Osmani me… gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 14:26

Pikantet e Tirana-Teuta/ Trajneri e ka me Abazajn, Osmani me… gjyqtarin

Takimi Tirana-Teuta kishte edhe momentet e saj pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

jjhg

-Disa “ish” ishin të pranishëm te dy ekipet. Karabeci, Daja, Kotobelli dhe Osmani më të spikaturit, pa harruar Gjinollarin, Gjumsin e të tjerë.

-Edi Martini këshillon Arifin në fillim të ndeshjes. Së bashku me trajnerin e durrsakëve është edhe Jazxhi.

-Albano Aleksi ndjek nga afër Tiranën. Në stadium takon presidentin e Teutës.

-Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, erdhi në stadium 30 minuta para se të niste sfida mes durrsakëve dhe Teutës.

-Tirana ndryshon pankinën për fat. Këtë ndeshje ulet nga krahu i majtë dhe jo djathtas si zakonisht. Dhe siç duket fati ka qenë me bardheblutë.

-Shumë pak tifozë në stadium për të ndjekur sfidën mes dy ekipeve. Në fund të sfidës nuk bëhen më shumë se 600 tifozë.

-Në stadium dëgjohet vetëm Martini. Ashtu si edhe Ahmataj, ai e ka me të gjithë, duke drejtuar lojën me fjalë.

-Në minutën e 21-të Daci shënon gol, por Alla jep faull të sulmuesit. Daci proteston te kryesori Alla, pasi sipas tij nuk bëri faull në dëm të Hoxhallarit.

-Para se të niste loja mbahet një minutë heshtje në nder të gazetarit Bedri Alimehmeti.

-Në minutën e 30-të, Alla rrëzohet dhe rrok topin me dy duart. Stadiumi pret karton të verdhë për lojtarin e Teutës, por gjyqtari jep faull në favor të durrsakëve. Çmendet Ahmataj dhe gjithë stadiumi për vendimin e arbitrit.

-Tefik Osmani proteston ashpër për vendimet e Allës, por gjyqtari e merr me qetësi, duke iu afruar dhe e ndëshkuar me karton të verdhë. Julian Ahmatajn nuk e mban vendi në fushë. Disa herë merret me lojtarët e tij. Nuk shpëtojnë Hila, Kaina dhe Abazaj. Dhe me këtë të fundit e ka më shumë. “O Kristal, nuk ke punë me atë, ku ikën”. Më pas: “Mos e shpërdoro”.

-Në minutën e 40-të dëmtohet Alla. Lojtari lë fushën dhe në fund të ndeshjes u pa me gjurin e fashuar. E njëjta situatë edhe me Filin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"