Pikantet e Tirana-Kukësi/ “Planzhon” për kualifikimin, tifozët braktisin bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 17:41

Pikantet e Tirana-Kukësi/ “Planzhon” për kualifikimin, tifozët braktisin bardheblutë

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme mes Tiranës dhe Kukësit, e luajtur në stadiumin “Air Albania”.

tirana kukesi

-Forca të shumta policie siguruan ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Kukësit. Numër i shtuar, por që nuk përligji numrin e tifozëve të pranishëm në stadium.

-Fjoart Jonuzi është ish-i që luajti dje në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës. Më parë, Jonuzi ka luajtur me verilindorët.

-Fagu hyn në fushën e lojës, duke shkelur me këmbën e djathtë. Një besëtytni e lojtarëve dhe ish-lojtarëve të futbollit.

-Në tribunën VIP ishin disa lojtarë të Partizanit, si dhe dy trajnerët Orges Shehi dhe Sebino Plaku. Edhe drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj ishte i pranishëm dje në stadium. Kujtojmë që të kuqtë dhe bardheblutë luajnë derbin e kryeqytetit, ditën e diel.

-Jo më shumë se 1000 tifozë ishin të pranishëm për të ndjekur sfidën e dytë mes Tiranës dhe Kukësit. Në stadium mungonte grupimi “Fanatics”. Kjo ndoshta në shenjë proteste për ngjarjen e fundit ndaj Kukësit.

-Në minutën e 29-të, Reçi dëmtohet dhe dy stafet mjekësore qepin lojtarin. Devolli kërkon llogari, pasi skuadra është e 10 vetë. Lojtari kthehet në fushë në minutën e 35-të. Mësohet që lojtari kishte çarë gjithë vetullën. Mjeku i Tiranës e qep, ndërsa më pas Reçi luan gjithë lojën si Jap Stami.

-Devollit i del huq, finteja që donte të bënte pas një topi që dilte në anësore.

– Në fund të lojës, lojtarë të Kukësit dhe djali i Safet Gjicit replikon me gjyqtarët. Duhet ndërhyrja forcave të sigurisë për të qetësuar situatën.

-Sherr mes tifozëve të Tiranës dhe pankinës së Kukësit. Përkrahësit bardheblu nuk e mbajnë dot veten dhe shkarkojnë inatin me fituesit.

-Miqtë që kualifikohen shkojnë dhe festojnë te tifozët e tyre, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e madhe e lojtarëve harbohet në dhomat e zhveshjeve.

kukesi

-Në fushë, prej tifozëve hidhen sende nga më të ndryshme, duke filluar nga shishet, gotat, çakmakët e me radhë.

-Në stadium ishte i pranishëm presidenti Refik Halili, por nuk deshi të fliste për sfidën e djeshme në kampionat. -Tirana sërish e pëson nga Kukësi në Kupën e Shqipërisë. Për bardheblutë një tjetër eliminim, ndërkohë që skuadra vjet me Shehin shkoi në finale, ndërsa sivjet nuk ia doli të ishte dot në finalen e madhe.

-Në fund të lojës, Patrik del duke çaluar, pasi kishte pësuar një dëmtim në këmbë.

-Bledar Devolli feston si i çmendur në fushën e lojës kualifikimin në Kupën e Shqipërisë. Si zakonisht si emocional që është këtë herë dhuron një përqafim shtrirë në bar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"