Pikantet e Teuta-Tirana/ Hamiti tërbon durrsakët për golin, Shehi numëron minutat. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2022 | 14:17

Pikantet e Teuta-Tirana/ Hamiti tërbon durrsakët për golin, Shehi numëron minutat. Ja çfarë nuk u pa në TV

Teuta arriti një fitore tjetër të rëndësishme, kësaj radhe përballë Tiranës në javën e 14-të, sfidë e luajtur në “Niko Dovana”. “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të kësaj sfide.

teuta tirana

-Gjatë kohës që ekipet po kryenin nxehmjen para ndeshjes, Martini me Hodon qëndruan gjatë gjithë kohës bashkë, duke i kryer nxehmje ekipit.

-Ekipi i Teutës mbërriti në “Niko Dovana” rreth orës 14:00. Pasi lojtarët panë gjendjen e fushës hynë menjëherë brenda për analizën e pragndeshjes.

-Trajneri Martini nuk vendosi të bëjë asnjë ndryshim në formacion, duke parë suksesin në Kukës, ndërsa Shehi për shkak të mungesave aktivizoi Isenin në mbrojte.

-Para startit të sfidës, futbollistë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.

-Ndeshja ndaj Tiranës ishte e 200-ta në karrierë për Edi Martinit si trajner dhe në këtë ditë të shënuar ai arriti t’ia dalë me sukses, duke e fituar këtë ndeshje. -Era e fortë në pjesën e parë vuri shumë në vështirësi Tiranën, e cila thuajse s’bëri asgjë në sulm.

-Goli i parë i Teutës i anuluar nuk kaloi pa polemika ku stoli i durrsakëve nuk ishte dakord: “Ca bën o Hamit. Po pse e anulon kot ky more”, dëgjoheshin në pankinën e Teutës.

-Pasi Teuta kaloi në avantazh si trajneri Orges Shehi, por dhedrejtori Tefik Osmani, drejtoheshin nga stoli “Edhe sa minuta ka…”.

-Mbrojtësi i Teutës, Kuros, para se të fillonte ndeshja, nga një pjesëtar i stafit merr një shishe ujë të cilën ia jep për të pirë.

-Sherif Kallaku dhe Albano Aleksi takuan shumë miq të tyre në Durrës, ku kujtojmë që të dy kanë kaluar vite të arta te Teuta.

-Trajneri Martini në pjesën e parë i kërkon Beqajt të jetë më i përfshirë në lojë, të mos qëndrojë statik në një pjesë të fushës.

-Të dy teknikët kanë qëndruar në këmbë gjatë gjithë kohës, duke dhënë udhëzimet për lojtarët e tyre. Martini preferoi të qëndronte me uniformën e ekipit, ndërsa tekniku i bluve me xhupin e tij tëzakonshëm me mëngë të gjata për shkak të motit të freskët në Durrës.

-“Sulmoji o Rubin, sulmoji, u shko afër, mos e lër ta luaj topin aty”, thërriste Martini nga pankina.

-“Të gjatë Visar të gjatë se ka erë mos e luaj topin poshtë” thërrisnin nga stafi i Tiranës.

-Ka festë te Teuta, pas ndeshjes të gjithë mblidhen në mesfushë dhe urojnë njëri-tjetrin për fitoren.

-Tirana ka veshur fanellat blu,të cilat janë uniformat e tretatë skuadrës. Në fushë dukej sikur Tirana ishte Teuta dhe anasjelltas.

-Në minutën e 18-të, Tirana duhet të përballet me një korne në favor të Teutës, ndërsa jashtë fushe dalin dy lojtarë, Xhixha dhe Iseni të dëmtuar.

-Në minutën e 30-të, Visar Bekaj ndërron këpucët, ndërsa gjyqtari ndal lojën deri sa portieri i Tiranës veshë këpucët e reja. Hebaj dhe Najdovski në një dyluftim në ajër përplasen kokë më kokë. Panik te stafet mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"