Pikantet e Teuta-Skënderbeu/ Batuta dhe ironi, Liço kapet me Kotobellin për shpatullën e Llocit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 21:27

Pikantet e Teuta-Skënderbeu/ Batuta dhe ironi, Liço kapet me Kotobellin për shpatullën e Llocit

Në takimin e djeshëm mes Teutës dhe Skënderbeut kishte një numër të lartë tifozësh. Ja momentet pikante në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”.

teuta

* Të dy presidentët e skuadrave si Edmond Hasanbelli dhe Ardian Takaj e ndoqën ndeshjen bashkë në tribunën kryesore.

* Të dy trajnerët gjatë gjithë kohës ishin shumë impulsivë dhe shprehnin pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tyre në mbrojtje.

* Në minutat e para të ndeshjes trajneri Martini iu bërtet të tijve: “Hajde çuna, dalim para dhe luani më shpejt topin!”.

* Kur kryesori akordon penalltinë për Teutën, Juri Merlim proteston ashpër te gjyqtari dhe i drejtohet një moment. “Mos e jep, nuk është”. Kjo i ka kushtuar edhe kartonin e verdhë brazilianit.

* Lloci ngre dorën lart pasi kishte dhimbje në shpatull dhe në ato momente Kotobelli e nxjerr topin jashtë fushës. Ndërkohë kapiteni i Skënderbeut Dean Liço i drejtohet kapitenit të Teutës: “Ça ke mor burrë, pse e nxjerr jashtë, luaj!”. Ndërsa Kotobellia ia kthen: “Ça ke re, ça ke, nuk e sheh që është në tokë ai, po hec tani”.

* Në shkallët e stadiumit si gjithmonë prezent edhe grupimi “Djemtë e detit”.

* Pas përfundimit të takimit, ka përqafime të Teuta, ndërsa stafi i korçarëve u pa i mërzitur dhe duke diskutuar për atë që ndodhi në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"