Pikantet e supersfidës së Kategorisë së Parë/ VAR-i nis nga Ballshi, Vora me tifozë me vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 21:05

Pikantet e supersfidës së Kategorisë së Parë/ VAR-i nis nga Ballshi, Vora me tifozë me vete

Për herë të parë aplikohet sistemi “VAR” në Kategorinë e Parë, që nis nga Ballshi. Kjo edhe për atë se vjet skuadra ka qenë pjesë e Superiores dhe e ka infrastrukturën e ngritur. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj ato pak momente të veçanta nga sfida Bylis-Vora.

BYLIS VORA

* Ndeshja është luajtur në një terren mjaft të mirë dhe në kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperatura ka qenë ideale për zhvillimin normal të sfidës.

* Kanë qenë prezent dhe kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës një numër prej 150 tifozësh miq nga Vora, që udhëtuan drejt Ballshit dje paradite. Ndërkohë 300 tifozë vendës mbështetën skuadrën mallakastriote në shkallët e stadiumit.

* Lusaed Kastrati është afrimi i parë i Bylisit në këtë merkato janari, një mbrojtës qendre shtatlartë që në të shkuarën e tij ka luajtur edhe në Gjibraltar apo dhe Austri e Angli. 23- vjeçari shtatlartë e sheh Bylisin si një “trampolinë” për karrierën e tij.

* Debutoi me skuadrën e parë në kampionat nigeriani Mikailu që e ka sezonin e dytë në Ballsh pasi është pjesë emoshave ku spikat si shënues vjet por edhe këtë sezon, gjithashtu edhe me skuadrën U-21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"