Pikantet e Partizani-Kastrioti/ I ftohti i acartë, Henri i bën hile gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 9:48

Pikantet e Partizani-Kastrioti/ I ftohti i acartë, Henri i bën hile gjyqtarit

Partizani ngeci sërish në një ndeshje të vakët ndaj Kastriotit. “Panorama Sport” ju sjell momentet e veçanta nga kjo ndeshje, disa prej së cilave nuk u shquan nga kamerat.

PARTIZAN-KASTIROTI

* Bitri reziston vetëm 50 sekonda në fushë, teksa pas një goditjeje të topit me forcë ndjen shqetësim dhe në fushë hyjnë mjekët. Rifutet në lojë, por në minutën e 7-të merr sërish ndihmën e mjekëve. Në të 9-ën dorëzohet dhe del nga fusha e lojës i dëmtuar.

* Në këtë ndeshje u vu re një numër i pakët tifozësh, por gjithsesi ultrasit e Partizanit nuk munguan, edhe pse të paktë.

* Ekipi i Kastriotit e merr me përtesë futjen në fushë në pjesën e dytë, me ekipin e Partizanit që i priste në fushë për të startuar 45 minutat e mbetura.

* Basha qëndron për më shumë se dy minuta në pritje për t’u kryer zëvendësimi, aq sa po ndiente të ftohtin. Shansi i tij i keq që gjatë këtyre momenteve sfera nuk po dilte jashtë vijave kufizuese.

* Lojtari i Kastriotit, Henri, për të larguar disa centimetra topin nga zona e tij pas një goditjeje dënimi, arrin të prishë shkumën e vendosur nga gjyqtari dhe e largon disi topin për kundërshtarin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"