Pikantet e miqësores në Pogradec/ Një mijë tifozë në stadium, Daja “lumë” ofertash për… kafe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 20:17

Pikantet e miqësores në Pogradec/ Një mijë tifozë në stadium, Daja “lumë” ofertash për… kafe

-Rreth 1000 tifozë ishin në tribunën VIP për të ndjekur këtë miqësore.

Pogradeci-Partizani

-Binte në sy prania e stafit teknik dhe atij mjekësor të Dinamos, ku Vitobello, Ristani dhe disa lojtarë dinamovitë ishin vendosur në tribunën qendrore për të ndjekur këtë miqësore.

-Trajnerit Abazaj i dhimbset fusha e stadiumit, ku në një moment u pa tek rregullonte barin e fushës me këmbë.

-Një tifoz nga Pogradeci ndodhej në tribunë me një daulle, ku herë pas here thërriste “Pogradeciiii” dhe lëshonte ndonjë tingull më shumë nervozues sesa melodioz me instrumentin e tij.

-Tribuna VIP nuk ofronte emra të njohur përveç Edmond Dostit, një ish-lojtar i Partizanit në vitet ’90 dhe ish-dinamoviti Ilir Selimi.

-Tifozi me daulle shpërthen për një moment dhe thërret “Pogradeciiii, mundini “morrat e kuq”, moment ky që shkaktoi të qeshura të mëdha në tribunë mes tifozëve.

-Nga eksperienca e dikurshme si trajner i Pogradecit, Daja ka lënë plot miq dhe shokë të sportit në këtë qytet dhe nuk kishin si të mungonin ofertat për një kafe te lokali i stadiumit. Ftesa për Ilir Dajën erdhën nga trajneri Ardian Abazaj, ish-trajnerë dhe gazetarë të qarkut.

-Në momentin e intervistave në fund të ndeshjes pati batuta të shumta mes Dajës dhe gazetarëve korçarë e ish-trajnerit të Pogradecit, Ilir Medini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"