Pikantet e Kastrioti-Kukësi / Ndreu me duart në kokë, fitorja më e madhe e verilindorëve janë… tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 8:42

Pikantet e Kastrioti-Kukësi / Ndreu me duart në kokë, fitorja më e madhe e verilindorëve janë… tifozët

Ndeshja Kastrioti-Kukësi u luajt në Kamzë, por verilindorët dukeshin sikur po luanin në shtëpi, pasi në stadium ishin një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilët mbështetën skuadrën verilindore. Pas fitores tenistike, në fund lojtarët shkojnë e bëjnë një fotografi festive me tifozët e tyre në sfond.

taipi

-Trajneri Ramazan Ndreu me të drejtë acarohet me lojtarët e tij pas rasteve të shpërdoruara në pjesën e parë. Me duart në kokë, duke mos u besuar syve se çfarë shpërdoronin të tijtë, ai u kërkonte llogari protagonistëve për mosshënimin e golave.

-Sulmuesi brazilian, Vitor Feizhao, stimulon, ndërsa kryesori i tërheq vëmendjen dhe e paralajmëron se nëse do e përsëriste sërish veprimin, do ta ndëshkonte.

-Trajneri Diego Longo, edhe pse Kukësi po fitonte bindshëm, kishte vërejtje për hapësirat që skuadra linte prapa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"