Pikantet e Kastrioti-Bylis/ Tension mes krutanëve, ndërpritet ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 22:40

Pikantet e Kastrioti-Bylis/ Tension mes krutanëve, ndërpritet ndeshja

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes në Kamzë.

kacorri sali

* Një incident ka ndodhur mes tifozëve krutanë me njëritjetrin, që ka zgjatur për pak çaste, teksa është dashur edhe ndërhyrja forcave “Security” të ndodhura në stadium, apo dhe e policisë së rendit për të qetësuar situatën në stadium. Për 2-3 minuta është ndërprerë edhe sfida, por që më pas gjithçka ka vijuar normalisht, në shkallët e stadiumit, por edhe në fushën e blertë! Gjithçka ka qenë shumë e qetë më pas, ashtu sikurse ka nisur sfida.

* Mungonte në stadium presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i dënuar me 4 javë nga Komisioni i Disiplinës, për të mos qëndruar në ambiente të brendshme të stadiumeve, ndërsa presidenca krutane e ka ndjekur sfidën në krahun e homologut ballshiot dhe presidentit të nderit, Agron Kapllanaj.

* Sfidën e kanë ndjekur nga tribuna ish-ët e Kastriotit, Taulant Marku dhe Indrit Prodani, që janë pjesë e skuadrës së Dinamos në Kategorinë e Parë dhe bashkë me ta ka qenë edhe Xhulio Mehmeti, një nga lojtarët e spikatur të ekipit të Çelës që ka dëmtim. Ndërkohë që në tribunë kanë qëndruar edhe Abaz Karakaçi si dhe Silvio Zogaj që kanë qenë të pezulluar për shkak se ndaj Laçit, dy javë më parë kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Binte në sy edhe Xhonatan Lajthia i Bylisit në tribunë.

* Në momentin e shënimit të golit të tretë, ekzaltim në stolin krutan, si nga stafi ashtu edhe nga lojtarët për këtë fitore të madhe ndaj një rivali direkt në betejën e mbijetesës.

* Nuk munguan edhe disa fansa të skuadrës nga Ballshi në stadiumin e Kamzës, madje, kishte edhe nga ata që kishin udhëzuat nga qyteti naftëtar, ndërsa familjarët e sulmuesit Kaçorri duket se janë tifozët më besnik të ekipit mik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"