Pikantet e Flamurtari-Elbasani/ Tifozët vazhdojnë me shishet, Çela s’i ndal cigaret pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 19:59

Pikantet e Flamurtari-Elbasani/ Tifozët vazhdojnë me shishet, Çela s’i ndal cigaret pas fitores

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit e fituar me përmbysje nga vlonjatët me rezultatin 2-1.

kjgfdkg

– Biletat “zbrazën” në tribunën qendrore. Klubi vendosi një çmim për 10 mijë lekësh të vjetër në këtë pjesë të stadiumit dhe kjo ndikoi që të ishte më e zbrazur se zakonisht. E megjithatë, por tribunat e tjera ishin të mbushura. Rreth një mijë tifozë ndoqën ndeshjen dhe krijuan atmosferë.

– Ndalesa në minutat e para të lojës për shkak të erës. Ndonëse ishte tejet e ngrohtë, krijonte pengesë në qarkullimin e topit.

– Pas një kohe të gjatë rikthehet “flota kuqezi”. Ultarsit mbështetën skuadrën në mënyrë të zjarrtë. Edhe nga Elbasani kishin udhëtuar tifozë.

– Përpara nisjes së ndeshjes, drejtori Alfred Ferko dhe punonjësit e stadiumit marrin masa për qepjen e njërës prej portave që kishte një çarje. – Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, kishte udhëtuar drejt Vlorës. Mbante veshur fanellën verdheblu, por kjo nuk i solli fat ekipit.

– Abaz Karakaçi pësoi të çarë në fytyrë. E megjithatë, kjo nuk e pengoi që të qëndronte në fushë. U fashua dhe vazhdoi lojën.

– Ditmar Bicaj rikthehet për herë të parë në stadiumin “Flamurtari”. Mbrojtësi u përfshi edhe në batuta me disa tifozë që i thanë: “Tani do të jesh drejtor”. Dhe Bicaj u përgjigjet: “Gati për një projekt të ri”. Në tribunë edhe Ardit Hoxhaj, që prej dëmtimit nuk ishte as i grumbulluar me Elbasanin.

-Në minutën e 30-të në stadium mbërrin Blendi Klosi. Ishministri ngjitet në tribunë, ndërsa Rrapo Taho i liron vendin përkrah Idrizit. Taho e ndjek takimin në këmbë.

– Në përfundim të pjesës së parë Emiljano Çela hyn në dhomat e zhveshjes 5 minuta pas ekipit.

– Pas golit të dytë të Flamurtarit, Gledian Llatja largohet nga tribuna. E megjithatë, nuk ka vend për panik. U rikthye disa minuta më vonë.

– Në fund të ndeshjes disa tifozë të Flamurtarit hedhin shishe plastike drejt pankinës se Elbasanit. Në debat u përfshinë zv.trajnerët Denis Asllani dhe Artan Skënderi, si dhe zyrtarët e klubit Elton Guranjaku dhe Armand Memetaj.

– Sinan Idrizi në përfundim të ndeshjes duartroket gjatë skuadrën.

– Emiljano Çela nuk i ndalte cigaret, ndonëse fitoi. Qëndronte në pankinë dhe konsumuar duhan. Ndërsa Nevil Dede u pa tejet i mërzitur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"