Pikantet e Egnatia-Kukësi/ Basha tërbon Nicën, e heq për 12 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 13:34

Pikantet e Egnatia-Kukësi/ Basha tërbon Nicën, e heq për 12 minuta

Pak tifozë në ndeshjen e djeshme në Rrogozhinë, por nuk munguan momentet pikante që “Panorama Sport” sjell për lexuesit.

hgh

* Trajneri Stavri Nica largoi nga fusha mesfushorin Arbër Basha në minutën e 57-të, në një kohë që ai ishte aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Ai luajti në total 12 minuta dhe u ndërrua me Lamçen. Pas daljes nga fusha, Basha u shfaq i nervozuar duke goditur topin dhe shkuar direkt në dhomat e zhveshjes. Një veprim që nuk e priti mirë as trajneri Nica, i cili e shoqëroi me sy.

* Në pjesën e parë, shpesh trajneri Nica i tërhiqte vëmendjen mbrojtësit të djathtë, Nikolin Duka. “Mos më shih mua, por lojën dhe topin…”, i tha në një moment trajneri. Kjo shkaktoi të qeshura.

* Pas golit me penallti nga braziliani Fernando, ky i fundit gjeti momentin të festonte në stilin “Samba” me shokët e skuadrës.

* Mbrojtësi i Egnatias, Hysen Memolla, vijon të jetë në stol dhe të mos marrë minuta, teksa për herë të fundit ka qenë në fushë më 1 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"