PIKANTET E DERBIT/ Luftë për një flamur, Murataj goditi me grusht Behiratçen. Përplasje edhe mes Skukës e Osmanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 19:40

PIKANTET E DERBIT/ Luftë për një flamur, Murataj goditi me grusht Behiratçen. Përplasje edhe mes Skukës e Osmanit

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela dhe drejtori Elton Marini mbërrijnë të parët në fushë. Qëndrojnë afër pankinës dhe bisedojnë gjatë me njëritjetrin.

Collage Maker-22-Dec-2022-11.47-AM

*Një pjesë e tifozëve pas portës së Partizanit nuk e dinin se Hoxha do të ishte titullar. Sapo spikeri i stadiumit përmend emrin e tij, tifozët brohorasin.

*Në fund të nxehmjes Skuka nuk shkon dot pa e shënuar gjuajtjen e fundit. Ikin të gjithë, por ai mbetet në fushë, sepse kërkon të shënojë. E gabon të parën, por me të radhës shënon dhe niset me vrap në dhomat e zhveshjes.

*Një inskenim mjaft romantik ndodh para ndeshjes në zonën ku stërvitej Tirana. Një djalë hyn në fushë dhe bie në tokë në mënyrë të çuditshme. Mjekët e Tiranës dhe lojtarët e rrethojnë, teksa pak sekonda më pas vjen e dashura e tij shumë e shqetësuar. Në atë moment djali çohet dhe i ulet në gjunjë me një unazë në dorë, duke i bërë një propozim romantik. Në fund ajo tha “po” dhe nuk munguan brohorimat e tifozëve ultras të bardhebluve.

Collage Maker-21-Dec-2022-07.47-PM

*Skena “lufte” në “Air Albania”. Tymuese dhe lëndë të fuqishme plasëse hidhen nga të dyja tifozëritë. Gjyqtari shtyn nisjen e ndeshjes për tetë minuta. *Pas tensionit të madh në tribuna, kryesori detyrohet të ndërrojë krahët për të dyja ekipet në fushë për shkak se ndodheshin në anë të kundërta me tifozët e tyre dhe tensioni ishte i madh.

fanatics

*Tifozët e Partizanit mbushin pjesën para portës me letra dhe shirita. Detyrohen t’i pastrojnë vetë lojtarët e Partizanit dhe zjarrfikësit. Ndeshja nis tetë minuta me vonesë.

*Me lojë të ndaluar Hasani godet pa dashje me top në kokë Buxhelajn. Më pas shkon t’i kërkojë falje. Djaloshi e merr me sportivitet.

*Në pjesën e dytë skuadrat janë konfuze për gjysmën e fushës që duhet të zgjedhin. Tirana vendoset në anën që ishte në pjesën e parë. Më pas ndërrojnë anë.

*Tymuese pafund dhe fishekzjarrë që i drejtohen fushës në nisje të pjesës së parë. Gjyqtari Eldorjan Hamiti urdhëron lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes. Lojtarët kërkojnë vazhdimin e lojës. Më pas të kuqtë futen, ndërsa Tirana qëndron edhe për disa sekonda jashtë, por më pas detyrohet të zbatojë urdhrin. Pas rreth 13 minutash tym e flakë, skuadrat rikthehen në aksion.

bandicam 2022-12-21 21-20-17-171

*Dy topa në fushë, njërin e heq gjyqtari në vrapim e sipër.

*Në fund Murataj merr një flamur të kuq për ta vendosur në qendër të fushës. Aleksi dhe Osmani vrapojnë ta ndalojnë, por pak sekonda më pas nis një sherr masiv, ku përfshihen të gjithë, teksa ka edhe tifozë që hyjnë në fushë. Tensioni zgjat për disa minuta, me protagonistët që janë të shumtë. Nëse në fushë gjendja u qetësua momentalisht, në dhomat e zhveshjes tensioni u rikthye. Nga fotot duket se Skuka ka pasur një përplasje me drejtorin e Tiranës, Tefik Osmani. Ndërkohë, një tjetër incident serioz mësohet të ketë ndodhur mes mesfushorit të Partizanit, Valentino Murataj, dhe mbrojtësit të Tiranës, Zhoselin Behiratçe, i cili ka marrë një goditje me grusht nga fieraku i të kuqve.

319294300_652121373364494_4811602617567329444_n (1) 321117209_456989973300448_9085318370774341696_n (1) 319198052_1333289327249212_504801036193259512_n (1) 319625115_492430796363056_1697306243831866642_n (1) 319436158_1209119839987212_8966158942805307095_n (1)

FOTOT: F. HAZISLLARI

*Erjon Hoxhallari dhe Idriz Batha ishin disa nga të ftuarit e Tiranës. Takime mes dy skuadrave gjatë inspektimit të fushës së lojës, me përqafime e puthje. Stadiumi ka qenë i mbushur me figura sportive dhe lojtarë dhe ish-lojtarë shqiptarë.

*Dy grupimet, “Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” ishin të parët që shkelën shkallët e stadiumit, që në 18:30, sigurisht nën masa të rrepta policore.

*Numër pak a shumë i njëjtë tifozësh në stadium në krahasim me derbin e parë. Janë të paktën 14 mijë tifozë në “Air Albania”. Masa të rrepta sigurie në sfidën e djeshme. Policia kishte bllokuar stadiumin tri orë para dhe në çdo rrugë.

*Tifozët e Tiranës hedhin flamurin në fushë nga inati, në momentin e shënimit të golit të Partizanit. Flamur që më pas kthehet mollë sherri në fund të lojës.

*Në minutën e 13-të, Shehi kthen Aleksin në mesfushë, Deliu luan djathtas e Lulaj në qendër.

*Në një moment të lojës, nga tifozët e Tiranës që janë në katin e dytë të stadiumit, goditet anësori me fishekzjarrë. Gjyqtari Hamiti ndal lojën, sepse është kaos total në fushën e lojës.

*Orges Shehi u largua i fundit nga “Air Albania”. Për trajnerin kjo ishte humbja e parë në derbi pas më shumë se një viti e gjysmë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"