Pikantet e Atletik Eskaldes-Partizani/ Tifozët e kuq vijnë nga Barcelona, shiriti i kapitenit bën… “xhiro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2023 | 14:30

Pikantet e Atletik Eskaldes-Partizani/ Tifozët e kuq vijnë nga Barcelona, shiriti i kapitenit bën… “xhiro”

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Atletik Eskaldes-Partizani.

jghj

*Kjo ndeshje luhej në stadiumin kombëtar të Andorrës, i ndodhur në La Vella, në një pozicion mes maleve të larta në të katërta anët, duke rezervuar një pamje mjaft të bukur. Nga ana tjetër, tribuna përballë që jemi mësuar ta shohim rëndom, në këtë stadium ishte zëvendësuar me një “mur” gjigant prej shkëmbi. Një tjetër e veçantë ishte fakti që pankinat ndodheshin përballë tribunës kryesore dhe gjatë ndeshjes mund të dallohej çdo lëvizje që mund të bëhej. Duhet thënë se fusha ishte në kushte perfekte.

*Ndoshta është thjesht një rastësi, por Mateo Kocijan ditën e djeshme mbante numrin 17, i njëjti që pak javë më parë mbahej nga ish-kapiteni Bruno Telushi, që u largua nga klubi. Kocijan debutoi me të kuqtë pak ditë pas mbërritjes në skuadër nga kroatët e Slaven Belupo.

*Murataj dhe Grezda pas zëvendësimit nuk shihen të ulen në stol, por pikasen nga kamera në një vend të veçuar, duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa shohin dhe analizojnë ndeshjen. Më pas bashkohen me skuadrën.

*Pas golit të shënuar zgjohen edhe ato pak tifozë të Partizanit, që kishin udhëtuar në vendin e vogël mes Pirenejve. Thirrje në mbështetje të kampionëve dëgjohen në sfond. Mësohet se këta tifozë janë rreth 10 shqiptarë, që jetojnë në Barcelonë. Ata kanë udhëtuar mbi 300 kilometra për të ndjekur Partizanin. Sa i përket Eskaldes, asnjë tifoz i tyre nuk ishte interesuar për të ndjekur këtë sfidë.

*Pas daljes së Muratajt nga fusha, shiritin e kapitenit e merr për herë të parë në karrierën e tij, Tedi Cara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"