PIKANTE| Tirana-Turbina/ Bardheblutë me sponsor në fanellë, Mema e kap me Karabecin: Pse shkon tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 17:32

PIKANTE| Tirana-Turbina/ Bardheblutë me sponsor në fanellë, Mema e kap me Karabecin: Pse shkon tek…

Tirana fitoi ditën e djeshme 3-1 sfidën miqësore me Turbinën, ndërkohë “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante nga sfida e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

tirana turbina

Për herë të parë skuadra bardheblu luante me fanellat e treta të saj.

Drejtuesit bardheblu kishin vendosur logon e “Vila Goldi” në fanellat e bardha me mbathje të zeza dhe numrat me ngjyrë ari.

Kanë qenë rreth 500 tifozë që kanë ndjekur në stadium sfidën mes Tiranës dhe Turbinës. Si zakonisht, tifozët bardheblu kanë qenë të shumtë në ndeshjen e djeshme.

E zakonshme ishte edhe vizita e presidentit Refik Halili, i cili pa nga afër skuadrën e tij.

Ilion Lika, Agustin Torasa, Dorian Kërçiku qëndruan në pankinë dhe në tribunë, duke mos u zhveshur fare. Të njëjtën gjë bëri edhe Uinful Kobina.

Të gjithë lojtarët, të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë në fund të ndeshjes, u stërvitën për 30 minuta, më pas u larguan nga stadiumi.

Veç presidentit Refik Halili, të pranishëm në stadium ishin Bedri Greca, Julian Ahmataj, Bledar Devolli, Devi Muka apo edhe lojtarë dhe menaxherë lojtarësh.

Si zakonisht, trajneri Ardian Mema e ka kapur me dikë në lojë. Si fillim fiksohet me Dokën dhe Çelhakën për pozicionin. Më pas Mema kthehet nga pankina dhe u thotë ndihmësve të tij: “Erando shkon te lojtari i Dokës”. Nuk kalon asnjë sekondë dhe të njëjtat fjalë ia thotë kapitenit: “O Erando, s’ke punë te Doka, leja Dokës kundërshtarin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"