PIKANTE| Partizani-Skënderbeu/ “O Bitri, kush të rrahu ty?”, Daja dhe Bozhiqi kujtojnë të kaluarën me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 22:52

PIKANTE| Partizani-Skënderbeu/ “O Bitri, kush të rrahu ty?”, Daja dhe Bozhiqi kujtojnë të kaluarën me…

 “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të sfidës Partizani-Skënderbeu, e cila u fitua nga të kuqtë me rezultatin 4-0:

GJK_6685-1536x1024

– Diego Armando Maradona ishte “i pranishëm” në shkallët e “Elbasan Arenës”, teksa ishte vendosur një fotografi e tij përballë tribunës.

– Daja dhe Bozhiqi, si dy “ish”- të skuadrës së Skënderbeut, para ndeshjes takuan bashkëpunëtorët e tyre të vjetër, duke kujtuar edhe kohët që kaluan së bashku.

– Tifozët e kuq e kanë gjetur tribunën e tyre për të parë ndeshjen edhe këto kohë kur nuk lejohet prezenca e tyre në stadium. Edhe pse në një numër të vogël, kishin hipur në tarracën e një pallati pranë stadiumit, duke vendosur edhe flamujt e tyre.
GJK_6633-1536x1024
– Braziliani Lukas Kardozo, nuk harron të kërkojë ndihmën e Zotit para se të futet në fushë, duke iu lutur. Në fund, duket sikur iu dëgjuan lutjet sepse ia doli që të shënojë në këtë ndeshje.

GJK_6727-1536x1024

– Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Dounës në mesin e fushës, ky i fundit i kërkon llogari Pusit pse nuk bën presion më lart, në mënyrë që të mos i japë mundësi këtyre të fundit të hapin lojën dhe të shfaqen rrezikshëm.

– Para goditjes së dënimit të Malës, i cili shënoi golin e dytë, tekniku Daja diçka i thotë Bitrit. Ky i fundit shkon te mesfushori dhe i jep mesazhin, ndoshta për ndonjë skemë, por Mala godet portën dhe shënon një gol për kornizë.

– Gjatë gjithë ndeshjes ra një shi i lehtë, por kjo gjë nuk i trembi teknikët, të cilët gjatë gjithë kohës qëndruan në këmbë për të dhënë udhëzimet e tyre.

– Daja revoltohet me mbrojtësin Idrizaj, i cili nuk e dëgjoi teknikun për një lëvizje në lojë, por bëri sipas kokës së tij. Daja u kthye nga pankina i revoltuar me veprimin e futbollistit të tij.
GJK_6696-1536x1024
– Në përfundim të pjesës së parë një tifoz bën shaka me Bitrin, i cili u dëmtua në kokë gjatë ndeshjes: “O Bitri, kush të rrahu ty mor daj”, ia behu tifozi nga tribuna.

– Në fund të ndeshjes, lojtarët e kuq shkuan të festonin në distancë fitoren me tifozët që i ndoqën në tarracën e një pallati.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"