Pikante nga ndeshja Flamurtari-Lushnja. Trajnerin Magani e quan të drejtë barazimin në Vorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 20:40

Pikante nga ndeshja Flamurtari-Lushnja. Trajnerin Magani e quan të drejtë barazimin në Vorë

Ndeshja Flamurtari-Lushnja nisi shtatë minuta me vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës. Sfida u mbyll në barazim, rezultat i cili i ka shkuar për shtat miqve nga Lushnja.

FLAMURTARI

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Flamurtari-Lushnja, e luajtur në Vlorë dhe e mbyllur pa gola.

* Ndeshja nis 7 minuta me vonesë për shkak se nuk u paraqit në kohë autoambulanca. Gjyqtari vendos që ndeshja të mos nisë pa ardhur autoambulanca, që fatmirësisht nuk vonon shumë.

* Tifozët vlonjatë nuk i kursyen ngacmimet për lojtarët e Lushnjës, duke u thirrur nga tribuna: “Burek, burek”.

* Behar Ramadani mbante shiritin e kapitenit të Flamurtarit në këtë ndeshje. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së Denis Pjeshkës dhe Indio Oliveirës, i cili ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë.

 Magani: Barazimi, rezultati më i drejtë

Gugash Magani, trajneri i Lushnjës, mendon se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Pas ndeshjes për “Panorama Sport” ai u shpreh: “Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë. Kemi disa ndeshje, të cilat i interpretojmë mirë. Edhe sfidën që kaluam me Fierin dhe vetëm fati na ndëshkoi që nuk morëm tri pikët. Një penallti mund të na çonte te fitorja. Edhe në këtë ndeshje fati ndikoi, megjithëse mendoj se rezultati më i mirë në këtë përballje ishte barazimi. Flamurtari pati rastet e veta për shënim. Disavantazhi ynë ishte se duhet të bënim një ndeshje që të na çonte te rezultat pozitiv, ndërsa Flamurtari tashmë e ka siguruar zonën ‘play off’ dhe barazimi ishte rezultati më i mirë. Duhet të ishim pak më të qetë”, përfundoi Magani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"