PIKANTE/ “Edhe me 8 lojtarë nis ndeshja”, delegati bën shaka para takimit. Kuksianët tifo për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2019 | 22:53

PIKANTE/ “Edhe me 8 lojtarë nis ndeshja”, delegati bën shaka para takimit. Kuksianët tifo për Tiranën

Kukësi fitoi me shifrat 3-1 ditën e djeshme, në sfidën e fundit të kampionatit të luajtur ndaj Kastriotit, ndërkohë që “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante nga ndeshja e luajtur në Kamzë.

rexhinaldo bojom kukesi kastrioti

-Skuadra e Kastriotit ishte e para që erdhi në stadiumin “Kamza”, madje gati 2 orë para ndeshjes. Ndërsa një orë më pas mbërriti Kukësi. Ndryshe nga herët e tjera, ishin marrë të gjitha masat në infrastrukturë.

– Kukësi ishte thuajse me rezerva dje. Veç të dëmtuarve dhe Ramës që ishte lënë pushim, listës iu shtuan edhe Cuculi e Frashëri.

– Ernest Gjoka dhe Bledar Devolli e njihnin mjaft mirë këtë fushë, pasi të dy kanë qenë trajnerë të Kamzës gjatë këtij sezoni.

– Delegati i ndeshjes Alban Tafaj, për të nxitur lojtarët që të dilnin sa më shpejt në fushë dhe të niste takimi, me shaka tha: “S’ka gjë, se edhe me 8 lojtarë fillon ndeshja…”.

– Gjatë 10 minutave të para, një nga tifozët në tribunën VIP ngacmon Irakli Dzarian: “Ec o Xharije…”.

– Gjatë ndeshjes ka pasur dhe dy episode nga ana e trajnerëve në kontaktin me topin. Fillimisht ka qenë Gjoka që ka rifutur një top në fushë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë është Devolli që mundohet të bëjë finte kur sfera po dilte në anësore.

– Roxher godet me pëllëmbë në dyluftim e sipër Rrumbullakun dhe mbrojtësi bie në fushë, gjë që sjell irritim. E megjithatë, mendon Devolli që të risjellë qetësinë.

– Në minutë e 70-të të ndeshjes, plas heshtja dhe lotët në fushë te lojtarët e Kastriotit. Merret vesh se Tirana ka shënuar dhe dukshëm tempi i lojës së miqve ra.

– Tifozët e Kukësit ngacmojnë Kastriotin, ndërsa nisin që të bëjnë tifo për ta. Në sfond dëgjohet: “Tirana, Tirana”.

– Kur skuadra krutane do të bënte zëvendësimin e 3-të, ishte bërë gati Jurgen Vatnikaj për të hyrë në fushë. Por, dëmtimi i Çekrezit bëri që të futej portieri rezervë, Bruno Puja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"