“Pika i vlen Flamurtarit”, flet Rapo: Pësojmë çdo javë në momentet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 16:17

“Pika i vlen Flamurtarit”, flet Rapo: Pësojmë çdo javë në momentet e fundit

Autori i golit të Luftëtarit, Donald Rapo ka folur për mikrofonin e “Supersport”, në fund të takimit më Flamurtarin.

rapo

Barazimi? “I mërzitur pasi mund ta mbyllnim ndeshjen, kjo pikë i vlen Flamurtarit. Çdo javë pësojmë gol në momentet e fundit. Unë kam shumë përgjegjësi se jam lojtari më i vjetër dhe me eksperiencën time po i ndihmoj të rinjtë të ambientohen”.

Skuadra? “Jemi një skuadër e re. Ne kishim ardhur për fitore, por në fund nuk ia dolëm. Është e vështirë mbijetesa, pasi ka ikur i gjithë ekipi dhe kemi mbetur unë me Demon. Besoj se do mbijetojmë deri në fund”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"