Petkoviç: Valoni ‘jeton’ për Zvicrën, Granitin s’e kam dyshuar kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 21:54

Petkoviç: Valoni ‘jeton’ për Zvicrën, Granitin s’e kam dyshuar kurrë

Një ditë pas pretendimeve në disa media kosovare se shqiptarët që luajnë në Zvicër u penguan nga FIFA për të kaluar drejt përfaqësueses së Kosovës, trajneri Vladimir Petkoviç shprehet se askush prej tyre nuk u deturua që të qëndronte te Zvicra.

topelementPetkoviç thotë se ishte i sigurte për qëndrimin e Valon Behramit dhe Granit Xhakës dhe se lojtarët e kishin bërë me kohë zgjedhjen e tyre.

“Në ditën e sotme, Valon Behrami ka zgjatur karrierën e tij ndërkombëtare pa e detyruar askush që ta bëjë një gjë të tillë. Valoni “jeton”: për këtë kombëtare të Zvicrës. Unë nuk kam dyshuar kurrë te përkushtimi i tij, njëlloj si te ai i Granit Xhakës”,-ka thënë ai për median zvicerane “20min.ch”.

xhaka_1472497021-1192330

Ndërsa për Shaqirin, ai thekson se do të mungojnë në sfidën ndaj Portugalisë më 6 shtator për shkak të dëmtimit.

Një ditë më parë mediat kosovare raportuan se Shani Tarashaj dhe Xherdan Shaqiri kishin shfaqur dëshirën e tyre për të luajtur për Kosovën, por nuk kërkesa e tyre nuk u pranua nga FIFA për shkak se kishin luajtur ndeshje zyrtare me Zvicrën, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA.

Por deklarata e trajnerit të Zvicrës duket se thotë të kundërtën e pretendimeve se lojtarët u penguan që të zgjidhnin Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"