Peshëngritje/ Një talent ngjitet në pedanën e rëndësishme, Toska: Kofsha, gati për t’u matur me të rriturit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2023 | 17:00

Peshëngritje/ Një talent ngjitet në pedanën e rëndësishme, Toska: Kofsha, gati për t’u matur me të rriturit

Trajneri i ekipit të Shtërmenit dhe njëkohësisht i kombëtares së peshëngritjes, Leonard Toska, po vazhdon bashkë me sportistin e tij Ertjan Kofsha përgatitjet në Durrës. Kofsha do të garojë këtë herë në kampionatin kombëtar për të rritur në datën 10 mars.

kofshaaa

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë trajneri Toska në një prononcim për “Panorama Sport”. Ndonëse ende nuk ka mbushur 18-vjeç, talenti shtërmenas do të masë forcat me të rriturit e peshëngritjes shqiptare. “Po vijojmë stërvitjen intensive çdo ditë me dy seanca paradite dhe pasdite. Ertjan Kofsha do të konkurrojë këtë herë për të rriturit në kampionatin kombëtarë në datën 10 mars. Që do të thotë se edhe pse në një moshë të vogël, do të sfidojë peshëngritësit me përvojë. Pra do të jetë një test i vështirë, por dhe i bukur për të. Kofsha është në formë shumë të mirë dhe kjo gjë më kënaq së tepërmi.

Ai nuk i trembet askujt, pasi tashmë ka marrë disi përvojën dhe në garat ndërkombëtare. Do të jetë një test i rëndësishëm për të, ku do ti surprizojë të gjithë me rezultatin. Kemi punuar fortë me përgatitjen fizike dhe tashmë teknikisht. Besojë se Kofsha do ti trondisë të gjithë. Ai është e ardhmja e peshëngritjes ahqiptare. Në prill do të ketë europianin për të rinj në Armeni. Mbështetja nuk na ka munguar si nga Kryetari i Bashkis z.Salla dhe nga federata”, deklaron trajneri Toska.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"